Aktualitet

Zjarri përfshin kabinën elektrike në Memaliaj, zjarrfikësit në luftë me flakët

Përhapja me shpejtësi e flakëve, ka përfshirë edhe kabinën elektrike që furnizon fshatin me energji.

4 Gusht 2022, 12:59 Nga A.B
Zjarri përfshin kabinën elektrike në Memaliaj, zjarrfikësit
Zjarr

GJIROKASTËR- Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në fshatin Kalivaç, në Memaliaj. Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar drurë frutorë dhe ullishte.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca zjarrfikëse të Tepelenës dhe Memaliajt. Përhapja me shpejtësi e flakëve, ka përfshirë edhe kabinën elektrike që furnizon fshatin me energji dhe zonën përreth duke shkaktuar edhe ndërprerjen e energjisë. Ka nisur puna për shuarjen e zjarrit dhe për riparimin e kabinës.

zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll