Aktualitet

Konflikt për motive të dobta, plagoset me thikë 24-vjeçari në Pogradec

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që autori i ngjarjes është arresuar nga policia. 

3 Gusht 2022, 20:29 Nga I.A
Konflikt për motive të dobta, plagoset me thikë 24-vjeçari
Policia

POGRADEC- Një sherr mes të rinjëve ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se një 24-vjeçar është plagosur nga një 21-vjeçar me thikë. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobta, ndërkohë që autori i ngjarjes është arresuar nga policia. 

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak Më datë 03.08.2022, rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre. Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

policia e pogradecit plagosje ne pogradec

Sondazh

Poll