Aktualitet

VIDEO- Motori i ujit mbi 'kokat e njerëzve' te Gjiri i Lalzit, alarmohen pushuesit

Skafet dhe motorët e ujit vijojnë të “fluturojnë” mbi kokat e pushuesve në plazhet e vendit.

3 Gusht 2022, 19:52 Nga k.m.
VIDEO- Motori i ujit mbi 'kokat e njerëzve' te Gjiri i Lalzit,
Pamje nga Gjiri i Lalëzit

LALËZ- Kur sapo janë mbushur 24 orë nga tragjedia në Potam të Himarës, kur një 7-vjeçare u vra dje me skaf nga polici Arjan Tase, motorët e ujit ende qarkullojnë lirshëm. Skafet dhe motorët e ujit vijojnë të “fluturojnë” mbi kokat e pushuesve në plazhet e vendit.


Në videon e mësipërme shihet një motor uji që lundron me shpejtësi të madhe në zonën e Gjirit të Lalzit gjatë ditës së sotme, ndërkohë që shumë pranë gjenden pushues që lahen. Policia sot ka zbarkuar në jug të vendit, por duket se u ka dalë nga 'mendja' kontrolli në Durrës.

 

gjiri i lalëzit

Sondazh

Poll