Aktualitet

 FT+VD/ Tragjedia e Himarës, marshim-homazh në Shëngjin, qytetarët hedhin trëndafila në det

. I organizuar nga Dioqeza e Lezhës dhe Rrëshenit dhe me në krye Ivpeshkovin e Rrëshenit Dom Gjergj Meta, qytetarët me trëndafila të kur në duar dhe me qirinj kanë ecur përgjatë Shëngjinit

3 Gusht 2022, 19:13 Nga I.A
 FT+VD/ Tragjedia e Himarës, marshim-homazh në Shëngjin,
Marshimi ne Shengjin

LEZHË- Një marshim-homazh është mbajtur pasditen e sotme në Shëngjin të Lezhës, për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë. I organizuar nga Dioqeza e Lezhës dhe Rrëshenit dhe me në krye Ivpeshkovin e Rrëshenit Dom Gjergj Meta, qytetarët me trëndafila të kur në duar dhe me qirinj kanë ecur përgjatë Shëngjinit.

Më pas të gjithë kanë hedhur lulet që kishin me vete në detin Adriatik, ndërkohë që qirinjtë i kanë ndezur dhe lënë në treten në rërë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

dom gjergj meta vdes femija ne himare

Sondazh

Poll