Aktualitet

VIDEO/ Nuk ndalen as pas tragjedisë, skafet afrohen sërish pranë vijës bregdeare në Himarë

Teksa skafi ditën e djeshme i drejtuar nga komisari i Policisë Arjan Tase, në një zonë të ndaluar, pasi ndodheshin qytetarët që laheshin, dita e sotme ka vazhduar si të mos ketë ndodhur gjë në Himarë.

3 Gusht 2022, 20:07 Nga I.A
VIDEO/ Nuk ndalen as pas tragjedisë, skafet afrohen sërish pranë
Pamje nga Himara

HIMARË- Edhe pse një skaf i mori jetën një 7-vjeçare ditën e djeshme në plazhin e Himarës, drejtuesit e gomoneve dhe skafeve sot kanë vazhduar të njejtin ritual. Teksa skafi ditën e djeshme i drejtuar nga komisari i Policisë Arjan Tase, në një zonë të ndaluar, pasi ndodheshin qytetarët që laheshin, dita e sotme ka vazhduar si të mos ketë ndodhur gjë në Himarë.

Videoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al, shihen gomone që qarkullojnë shumë pranë bregut të detit në Himarë, duke rrezikuar kështu pushues të tjerë. 


Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

arjan tase vdes femija ne himare

Sondazh

Poll