Aktualitet

Aksident i rëndë në urën e Kardhiqit, përplasen dy automjete, 4 persona të plagosur

Ngjarja është shënuar në Urën e Kardhiqit, në kthesën që të çon drejt rrugës së re për në Sarandë. Deri më tani lidhur me rastin është bërë me dije se një automjet “Mercedez-Benz” duket se i ka prerë rrugën një automjeti tjetër.

3 Gusht 2022, 19:40 Nga k.m.
Aksident i rëndë në urën e Kardhiqit, përplasen dy
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë duke shkaktuar plagosjen e katër personave, përfshirë edhe drejtuesit e dy mjeteve.

Ngjarja është shënuar në Urën e Kardhiqit, në kthesën që të çon drejt rrugës së re për në Sarandë. Deri më tani lidhur me rastin është bërë me dije se një automjet “Mercedez-Benz” duket se i ka prerë rrugën një automjeti tjetër. Fatmirësisht përplasja ka qenë jo frontale, por anësore çka evitoi një tragjedi.

Për pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve respektive, si dhe dy pasagjerë të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim të specializuar. Ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.

aksidenti ne gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll