Aktualitet

Gjenden mbi 43 mijë euro në mjetin “Benz”, arrestohet 21-vjeçari nga Fieri

21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre.

3 Gusht 2022, 13:29 Nga A.B
Gjenden mbi 43 mijë euro në mjetin “Benz”, arrestohet
Fier

FIER- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu janë gjetur e sekuestruar 43 mijë euro në “Benzin”, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktivitete kriminale në Itali. 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stafeta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave. Sekuestrohen 43.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik, bazuar në informacionet për një shtetas që dyshohej se posedonte një shumë të konsiderueshme parash të përfituar nga veprimtaria kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “Stafeta”. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasin M. P., 21 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

fier

Sondazh

Poll