Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçares/ DETAJE, Tase mbante me vete armë, vajza ishte pas gomones, u kap nga helikat

Për mjetin me motor të fuqishëm, i cili tashmë është sekuestruar nga policia ai ka sqaruar se e ka marrë tek një i afërm i tij në Porto Palermo dhe i është drejtuar Potamit për të marrë familjen e tij për të dalë xhiro në det

3 Gusht 2022, 11:56 Nga A.B
Vdekja e 7-vjeçares/ DETAJE, Tase mbante me vete armë, vajza ishte
Himare

VLORË- Detaje të reja kanë dalë në dritë një ditë pas tragjedisë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në plazhin e Potamit. Mësohet se ish-shefi i komisariati të Himarës, Arjan Tase, mbante me vete në skaf edhe armën e shërbimit. Këshu kanë zbuluar hetimet paraprake, në të cilat rezulton se efektivi në gomonen 7 metra të gjatë me dy motorë 300 kuaj fuqi, kishte edhe armën e shërbimit.

Për mjetin me motor të fuqishëm, i cili tashmë është sekuestruar nga policia ai ka sqaruar se e ka marrë tek një i afërm i tij në Porto Palermo dhe i është drejtuar Potamit për të marrë familjen e tij për të dalë xhiro në det. Pasi ka marrë familjarët e tij në mjet, ai i ka dhënë gaz gomones, pa kontrolluar nëse kishte apo jo njerëz. Fatkeqësisht vajza e vogël ka qenë pas gomones duke e larë dhe helikat e saj i kanë shkaktuar dëmtime të shumta duke i shkaktuar vdekjen. Hetuesit janë duke verifikuar cdo detaj, ndërkohë sipas burimeve pritet që ndaj tij të ngrihet akuza e vrasjes nga pakujdesia.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

vdes femija ne himare arjan tase

Sondazh

Poll