Aktualitet

“Skafet sipër te koka e pushuesve”/ Çollaku tregon momentet e tmerrit në Himarë: Mund të ndodhë sërish

Çollaku tha se nëse nuk ka masa drastike mund të ndodhë sërish sepse skafet vijojnë të lundrojnë mbi kokat e pushuesve.

3 Gusht 2022, 11:48 Nga A.B
“Skafet sipër te koka e pushuesve”/ Çollaku tregon
Kreshnik Collaku

TIRANË- Deputeti i Partisw Demokratike Kreshnik Çollaku ka folur në një lidhje me News24 për tragjedinë e ndodhur dje në Himarë, ku është bërë dëshmitar i vdekjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdia. Çollaku tha se nëse nuk ka masa drastike mund të ndodhë sërish sepse skafet vijojnë të lundrojnë mbi kokat e pushuesve.

“Ngjarje e tmerrshme. Skafi e përfshiu dhe e copëtoi në pak sekonda vogëlushen 7-vjeçare. Mbasi ngarkoi në skafin e tij një grup njerëzish po largohej për të shkuar diku. Mund të ishte larguar duke lëvizur avash, fakti që i dha gaz vuri në punë turbinat e forta dhe turbinat thithën dhe copëtuan fëmijën. Një situatë tmerri e papërshkrueshme. E mbështes protestën. Çështja është se ishte totalisht një ngjarje për shkak të papërgjegjshmërisë. Skafe në breg të detit, sipër koka të pushuesve, një rrezik i vazhdueshëm. Një kronikë e paralajmëruar. Në rast se nuk janë masat drastike rrezikon që të ndodhë sërish. Jam te zona ku ndodhi tragjedia. Kjo zonë është e shkretuar, plazhi është i shkretuar, po vendosen lule te vendi. Bizneset po mbyllen”, tha Çollaku.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga gomonia teksa po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Drejtuesi i gomones është shefi i policimit në komunitet në Elbasan, Arjan Tase u shoqërua në polici, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.

kreshnik Çollaku vdes femija ne himare

Sondazh

Poll