Aktualitet

Dhunoi për vdekje fqinjin/ Lihet në burg autori, pretendon se ka qenë i dehur gjatë krimit

Meneri nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjendje të dehur.

3 Gusht 2022, 12:26 Nga A.B
Dhunoi për vdekje fqinjin/ Lihet në burg autori, pretendon se ka
Alban Meneri

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Menerin, i cili mori jetën fqinjit të tij Nikolin Stakës, disa ditë më parë duke e dhunuar për vdekje.

Përpara togave të zeza, Meneri nuk e ka mohuar konfliktin, por është shprehur se ai ka qenë në gjendje të dehur. Prokuroria e ka hedhur poshtë pretendimin e tij pasi është zbuluar se ai nuk ka qenë i dehur kur është konfliktuar me viktimën.

Ngjarja ndodhi pasditen e 30 Korrikut në rrugën “Sulejman Pitarka” në kryeqytet, ku autori fillimisht po debatonte me një grua. Shkak i debatit u bë një vend parkimi që Meneri pretendonte se e zotëronte dhe se ishte pronë e tij. Nikolin Staka me profesion mësues, ndërhyri në konflikt duke tentuar shuarjen e gjakrave. Meneri i ka kërkuar 56-vjeçarit Staka, të vinte poshtë për ta sqaruar. Sapo viktima ka zbritur, është goditur me grushta në fytyrë e qafë, ku pas disa orësh si pasojë e hemoragjisë së brendshme humbi dhe jetën.

alban meneri

Sondazh

Poll