Aktualitet

Vrasja në Himarë/ AMP: Arrestohet autori! Kreu manovrime të pakujdesshme, mjeti me dokumente të rregullta

Në njoftimin për mediat, AMP ka sqaruar krimin e kryer nga Tase e deri te procedimet për këtë ngjarje të rëndë.

3 Gusht 2022, 12:34 Nga A.B
Vrasja në Himarë/ AMP: Arrestohet autori! Kreu manovrime të
Policia

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, Arjan Tasen, me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal. Në njoftimin për mediat, AMP ka sqaruar krimin e kryer nga Tase e deri te procedimet për këtë ngjarje të rëndë. Sipas tyre, Tase ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet. Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, autori ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, të miturën duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

AMP ka marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.

NJOFTIMI I AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, A.T., me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, në rrethanat e mëposhtme: Në datën 02.08.2022, rreth orës 14:00, shtetasi A.T., i cili ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi A.T. ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet. Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit A.T. për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor. Nga veprimet procedurale të kryera deri në këtë fazë, janë marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:

– Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;

– Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;
– Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;
– Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;

– Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.

vdes femija ne himare amp

Sondazh

Poll