Sport

Charles De Ketelaere zbarkon menjëherë në Milano, “ndez” derbin me Lukakun (video)

Aventura e Charles De Ketelaere me Milanin më në fund mund të fillojë. Talenti belg, i cili mbërriti nga Clubbe Brugge për 32 milionë plus tre bonuse dhe një përqindje prej 12.5% ​​për çdo rishitje.

2 Gusht 2022, 12:27 Nga DOSJA

Charles De Ketelaere zbarkon menjëherë në Milano,

ITALI Aventura e Charles De Ketelaere me Milanin më në fund mund të fillojë. Talenti belg, i cili mbërriti nga Clubbe Brugge për 32 milionë plus tre bonuse dhe një përqindje prej 12.5% ​​për çdo rishitje. Lojtari zbarkoi në Linate sonte në orën 00:22 për kënaqësinë e tifozëve të Milanit që e prisnin deri prej muajsh.

Futbollisti belg do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore në mëngjes para firmës që do ta lidh atë me klubin për pesë vjet. Lojtari do të përfitojë 2.3 milionë euro në sezon dhe do të mbajë fanellën me numrin 90, njësoj si patrioti i tij Romelu Lukaku. Me Clube Brugge lojtari luajti 120 ndeshje dhe shënoi 25 gola.

E.Ç (Dosja.al)

de ketelaere milan

Sondazh

Poll