Bota

Mali i Zi, Qeveria e Abazoviç nënshkruan kontratën Themelore me Kishën Ortodokse Serbe

Kontrata u nënshkrua nga kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe patriarku i PSC-së Porfirije. Në foton që Abazoviç ka postuar në Telegram, shihet se nënshkrimi ka qenë edhe ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit Joanikije.

3 Gusht 2022, 10:31 Nga d.a.
Mali i Zi, Qeveria e Abazoviç nënshkruan kontratën Themelore me
Abazovic dhe Porifrije

MAL I ZI-  Ditën e sotme në Podgoricë u nënshkrua Kontrata themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe (KPS).

Kontrata u nënshkrua nga kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe patriarku i PSC-së Porfirije. Në foton që Abazoviç ka postuar në Telegram, shihet se nënshkrimi ka qenë edhe ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit Joanikije.

Porfirje më parë kishte mbërritur në Podgoricë pa asnjë njoftim paraprak. Një pjesë e mediave paraprakisht njoftoi se nënshkrimi do të bëhet më 3 gusht, por kryeministri Dritan Abazoviç e mohoi atë kohë.

"Unë nuk e di datën e nënshkrimit, por mendoj se procesi duhet të përfundojë. Për mendimin tim, 3 gushti si datë e nënshkrimit është dezinformatë sepse data ende nuk është specifikuar," tha Abazoviç të dielën.

Qeveria nuk e ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Porfirit, as nuk ka bërë reklamë për këtë çështje para nënshkrimit dhe as KPS. Disa dhjetëra qytetarë po protestojnë pranë Villa Goricës kundër nënshkrimit të kontratës bazë. Policia ka bllokuar afrimin drejt Vilës.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, u shpreh më 29 qershor se pavarësisht krisjeve të koalicionit, qeveria e tij do të nënshkruante një “marrëveshje thelbësore” që do të përmirësonte marrëdhëniet e ndjeshme me Kishën Ortodokse Serbe, e cila ka ndikim të konsiderueshëm ne vendin e tij dhe brenda koalicionit qeverisës.

Abazoviç është kritikuar dhe ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviç për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Qeveria miratoi Marrëveshjen e dakorduar më parë nga kryeministri Dritan Abazoviç me patriarkun Porfirije, përkundër kundërshtimit të një pjese të ministrave dhe shumicës parlamentare që e përkrah atë Qeveri.

Qeveria e Dritan Abazoviçit është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë.

marreveshja mal i zi-serbi dritan abazoviç marko kovaç

Sondazh

Poll