Aktualitet

EMRI/ Merr flakë banesa në Lezhë, shkëndija elektrike shkrumbon vendin

Mësohet se zjarri ka rënë në baneset e Besim Demajt, dukë shkrumbuar çdo gjë. 

2 Gusht 2022, 21:02 Nga I.A
EMRI/ Merr flakë banesa në Lezhë, shkëndija elektrike
Foto Ilustruese

LEZHË- Një banesë ka marrë flakë në Pllanë të Lezhës. Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e Besim Demajt, dukë shkrumbuar çdo gjë. 

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në banesë, por dyshohet se flaka është shkaktuar nga një shkëndije elektrike. Nga zjarri është dëmtuar dhe djali i Demajt, pasi tentoi që të shuante i vetëm flakët. 

Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Kjo familje një ditë më parë kishin gëzim familjar ndërsa sot shtëpia e tyre ka mbetur e shkrumbuar.

besim demaj

Sondazh

Poll