Aktualitet

Një jetë mund të ishte shpëtuar sot... Skafet s'duhet të afrohen 300 m nga bregu, VKM-ja u injorua

Potami është një plazh i tipit B, me zhavorr, ndaj dhe duhet të kishte bova 100 metra për të ndaluar afrimin e mjetit në breg.

2 Gusht 2022, 20:33 Nga k.m.
Një jetë mund të ishte shpëtuar sot... Skafet s'duhet
Pamje nga Potami

HIMARË- Një fëmijë humbi jetën sot, pasi u masakrua nga një skaf, drejtuesi i të cilit nuk i zbatonte ligjet, edhe pse ishte efektiv i Policisë së Shtetit.  Një vendim i qeverisë i miratuar në Mars 2019 ka primare ruajtjen e sigurisë në plazhe për pushuesit. VKM-ja për rregullat “për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” në nenin 7 tij ka të përcaktuar qartë se distancën që duhet të mbajnë motorët e ujit, varkat motorike nga bregu i detit për të mos rrezikuar pushuesit.

“Lejohet aktiviteti i dhënies me qira të pedalonëve apo i mjeteve të tjera ujore dhe përdorimi i tyre duhet të bëhet jashtë zonës së notimit. Lëvizja e motorëve të ujit apo varkave motorike duhet të bëhet në një distancë prej 300 m nga zona e notimit”.

Por pikërisht kjo distancë nuk është është respektuar nga polici Arjon Tase. Gjithashtu, në një vendim tjetër të firmosur në vitin 2014, ëhstë përcaktuar edhe vendi se ku lejohen mjetet lundruese me motorë dhe helika. Potami është një plazh i tipit B, me zhavorr, ndaj dhe duhet të kishte bova 100 metra për të ndaluar afrimin e mjetit në breg.

Një jetë mund të ishte shpëtuar sot... Skafet s'duhet

Sinjalizimin dhe kufizimin me bova me diametër 22 cm me ngjyrë të kuqe, të lidhura me litar pluskues me njëra tjetrën, çdo 30–50 m të hapësirës ujore përpara stacionit të plazhit të dedikuar për not, nuk e kishin bërë në Potam. Duke sjellë vdekjen e një fëmijë që iu ndërpre jeta pa nisur mirë për shkak të papërgjegjshmërisë së shtetit. 

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll