Aktualitet

VD- Qytetarët homazhe te Kryeministria për fëmijën që u vra në Himarë

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros.

2 Gusht 2022, 20:54 Nga k.m.
VD- Qytetarët homazhe te Kryeministria për fëmijën që u
Pamje nga Kryeministria

TIRANË- Mbrëmjen e sotme, qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë në formën e homazhit për fëmijën që ndërroi jetë në Himarë pasi u godit me skaf nga oficeri i policisë, Arjan Tase.

Në një reagim për mediat, Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros.


Ngjarja e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi e mitura nga Tropoja u vra teksa luante në breg të detit. Drejtuesi i mjetit lundrues, polici Arjan Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, ndërsa po sot, Gledis Nano e ka përjashtuar nga Policia e Shtetit.

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll