Aktualitet

Zjarr në Poliçan, flakët shkrumbojnë dhjetëra rrënjë ullinj, dyshohet i qëllimshëm

Zjarri, që mendohet të jetë i qëllimshëm, është përhapur përgjatë aksit rural Fushë Peshtan-Karkanjoz, duke përfshirë edhe arat me të mbjella.

2 Gusht 2022, 21:05 Nga k.m.
Zjarr në Poliçan, flakët shkrumbojnë dhjetëra
Zjarri në Poliçan

SKRAPAR- Një zjarr i madh ka rënë sot në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit. Zjarri, që mendohet të jetë i qëllimshëm, është përhapur përgjatë aksit rural Fushë Peshtan-Karkanjoz, duke përfshirë edhe arat me të mbjella.

Mjetet zjarrfikëse të Poliçanit e kanë pasur të pamundur të shuajnë flakët dhe se kanë kërkuar ndihmën e e Repartit të Shpëtimit nga Zjarri të Bashkisë së Beratit. Ndërsa deri më tani 3 mjete janë nisur drejt Poliçanit, e si pasojë e flakëve janë djegur dhjetra rrënjë ulliri dhe disa dynym tokë arë me të mbjella, ferra e shkurre.

zjarri në poliçan poliçan

Sondazh

Poll