Aktualitet

Sot vrau fëmijën/ Në 2020-tën ishte kërkuar pezullim për policin Tase, i shpëtoi burgut "falë" prokurorit

Kërkesa kishte të bënte me sasinë e drogës që u evidentua në muajin tetor 2020, ku u kapën rreth 12 mijë rrënjë kanabis. Tase është rikthyer në Policinë e Shtetit në fillim të këtij viti pasi ishte shpallur i pafajshëm nga Apeli i Gjykatës së Vlorës për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

2 Gusht 2022, 17:00 Nga k.m.
Sot vrau fëmijën/ Në 2020-tën ishte kërkuar pezullim
Arjan Tase

TIRANË- Ky është polici Arjan Tase, personi që drejtoi dhe goditi për vdekje fëmijë e ditën e sotme në plazhin e Potamit. Ndërkohë, ky polic ka qenë në mesin e policëve për të cilët i është kërkuar pezullim asokohe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kërkesa kishte të bënte me sasinë e drogës që u evidentua në muajin tetor 2020, ku u kapën rreth 12 mijë rrënjë kanabis. Tase është rikthyer në Policinë e Shtetit në fillim të këtij viti pasi ishte shpallur i pafajshëm nga Apeli i Gjykatës së Vlorës për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Tase u “godit” në 14 dhjetor të vitit 2020 në kuadër të operacionit “Hapësira” bashkë me pesë kolegët e tij pasi akuzoheshin nga AMP se kishin bashkëpunuar me grupe kriminale me qëllim kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e zonës së mbuluar nga Komisariati i Policisë së Himarës. Bashkë me Tasen u pezullua edhe shefi i krimeve në këtë komisariat, Artur Veshaj.

Por në fakt, Tase u lirua nga akuzat jo se gjykata e gjeti të pafajshëm, por për shkak se prokurori që kishte kopsitur dosjen, Maksim Sota, do të arrestohej nga SPAK, gjithashtu për korrupsion në kuadër të operacionit “Shpirti”. Gjykata e rrëzoi çështjen ndaj Tases për mungesë provash, pasi sipas tyre nuk provohej që ish-shefi i Komisariatit të Himarës kishte mbështetur grupet kriminale në zonë. Megjithatë efektivi u rehabilitua. Tase u tranferua në Elbasan, ku edhe do të mbante detyrën e shefit të Policimit në Komunitet në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit deri më sot, kur edhe vrau një fëmijë.

operacioni hapësira arjan tase maksim sota

Sondazh

Poll