Aktualitet

HARTA LIVE- E enjtja dhe e premtja "ferr mbi tokë", anti-cikloni afrikan do vijë në Europë, 40°C në hije

Ashtu si këto ditët apo javët e fundit edhe java që presim përpara parashikohet një javë me mot të qëndrueshëm si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.

2 Gusht 2022, 16:26 Nga k.m.
HARTA LIVE- E enjtja dhe e premtja "ferr mbi tokë", anti-cikloni
Foto ilustruese

TIRANË- I nxehti afrikan do të 'kalojë' sërish në Europë mes të enjtes dhe të premtes, duke i çuar temperaturat në 39-40°C në hije. Ashtu si këto ditët apo javët e fundit edhe java që presim përpara parashikohet një javë me mot të qëndrueshëm si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.

Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare. Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s. Poir për shkak të temperaurave të larta, pritet niveli rrezik “I LARTË” për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

anti-cikloni afrikan ne shqiperi

Sondazh

Poll