Aktualitet

Bordi i transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja me sa do shitet nafta e benzina

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës. 

2 Gusht 2022, 16:37 Nga k.m.
Bordi i transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja
Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës është mbledhur sërish sot për të diskutuar lidhur me çmimet e karburanteve. Pas mbledhjes së sotme, nafta është ulur me 5 lekë, dhe do të shitet për 221 lekë/litër; ndërsa benzina është ulur  me 4 lekë, e do shitet për 207 lekë/litri. Ndërsa çmimi i gazit nuk do të ndryshojë, e do vazhdojë të jetë 69 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës. 

Bordi i Transparencës në datë 2 Gusht 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 2 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

bordi i transparences

Sondazh

Poll