Bota

Arrestimi i serbit për kontrabandë ilaçesh, Petkoviç: Kurti do të përgjigjet për terrorin e nisur

Ai foli dhe për aksionin e zhvilluar nga forcat speciale të policisë së Kosovës, të cilat arrestuan një shtetas serb, Dejan Spahiç, në afërsi të qytetit të Rudares, afër Zveçanit për kontrabandë ilaçesh.

2 Gusht 2022, 15:51 Nga d.a.
Arrestimi i serbit për kontrabandë ilaçesh, Petkoviç:
Petkoviç

SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, tha sot se liria e lëvizjes është vendosur plotësisht në Kosovë, veçanërisht në veri, dhe se vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak janë kthyer në funksionim dhe se ajo që Albin Kurti bën duke marrë vendime të njëanshme tregon se cilat janë përmasat e militantizmit të atij njeriu. 

Sipas Alo.rs, ai foli dhe për aksionin e zhvilluar nga forcat speciale të policisë së Kosovës, të cilat arrestuan një shtetas serb, Dejan Spahiç, në afërsi të qytetit të Rudares, afër Zveçanit për kontrabandë ilaçesh.

Në fillim të fjalës së tij, Petkoviç bëri të ditur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të përgjigjet për terrorin e tij ndaj serbëve në Kosovë.

"Pas goditjes së targave, kartave të identitetit, radha e institucioneve mjekësore, barnave, infuzioneve. Askush nuk e di se cila është lëvizja e radhës e Kurtit, çfarë ka në kokë. Edhe Lajçakun e njoftova për këtë ngjarje skandaloze dhe aktin terrorist të Kurtit dhe i thashë se me këtë Kurti po shkel drejtpërdrejt marrëveshjet dhe paqen! Kjo sjellje e Kurtit dhe Prishtinës është e paprecedentë." – tha Petkoviç.

Aksioni i policisë së Kosovës u zhvillua të dielën në darkë ku ka sekuestruar një automjet me barna të cilst po transportoheshin ilegalisht nga Kosova në Serbi.

 

 

 

petar petkoviç dejan spahiç

Sondazh

Poll