Bota

Lukashenko: Serbia nuk mund të ulet në më shumë se një karrige, ajo duhet të vendosë

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk do ta lejojë Serbinë ta bëjë këtë “aty ku ata përpiqen aq shumë”. Duke folur për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Minskut, Lukashenko tha se atje ka probleme, edhe pse autoritetet bjelloruse bëjnë dallimin mes popullit dhe qeverisë.

2 Gusht 2022, 14:04 Nga d.a.
Lukashenko: Serbia nuk mund të ulet në më shumë se një
Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI- Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se Serbia nuk do të mund të ulet në më shumë karrige dhe se duhet të vendosë për politikën e saj të jashtme.

"Ne jemi këtu, Rusia, Bashkimi Evropian, Amerika dhe të tjerët. Por ata nuk do të lejohen të ulen në të gjitha këto karrige”, tha Lukashenko, duke komentuar ngjarjet e fundit rreth Kosovës.

Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk do ta lejojë Serbinë ta bëjë këtë “aty ku ata përpiqen aq shumë”. Duke folur për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Minskut, Lukashenko tha se atje ka probleme, edhe pse autoritetet bjelloruse bëjnë dallimin mes popullit dhe qeverisë.

"Ne duhet të ndajmë udhëheqjen dhe njerëzit e thjeshtë. Merre vendin tim, që të kuptosh të gjitha. Natyrisht, populli serb ka nevojë për ndihmë dhe do të duhet të ndihmohet. Ne jemi njerëz të tillë. Por ne po marrim parasysh se cila është politika e Serbisë ndaj Bjellorusisë”, tha Lukashenko.

aleksandër lukashenko tensionet kosove serbi

Sondazh

Poll