Bota

Maqedonia e Veriut thirrje Kosovës e Serbisë: Ju inkurajojmë të keni një fqinjësi të mirë

Osmani u shpreh i lumtur që arritën u ulën tensionet mes palëve pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri në shtator zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve.

2 Gusht 2022, 14:08 Nga d.a.
Maqedonia e Veriut thirrje Kosovës e Serbisë: Ju inkurajojmë
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar për zhvillimet në veri të Kosovës, duke thënë se është duke i ndjekur me vëmendje.

Osmani u shpreh i lumtur që arritën u ulën tensionet mes palëve pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të shtyrë deri në shtator zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumenteve.

Ne po përcjellim situatën në veri të Kosovës me interes të madh, duke mirëpritur depërshkallëzimin. Ne inkurajojmë Kosovës dhe Serbinë në linjë me qëllimet e fqinjësisë së mirë dhe vlerave europiane që të ruajë atë që është arritur në besim të mirë, duke marrë në konsideratë kontekstin e brishtë gjeopolitik”.- tha Osmani.

Veriu i Kosovës u përfshi nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

bujar osmani tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll