Bota

Shqipëria rezolutë kundër Dick Marty-t, Rusia: Personat e përfshirë në krime të dënohen

Ministria ruse kërkon dënimin e të gjithë personave që janë përfshirë në krime.

2 Gusht 2022, 13:50 Nga A.B
Shqipëria rezolutë kundër Dick Marty-t, Rusia: Personat e
Rusia

RUSI- Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër raportit të Dick Martyt në Parlamentin shqiptar. Përmes një njoftimi zyrtar, ministria kërkon dënimin e të gjithë personave që janë përfshirë në krime.

“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë.”

Shqipëria rezolutë kundër Dick Marty-t, Rusia: Personat e

Më 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rezoluta që kaloi në Kuvendin e Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të bëjë një rishikim të Rezolutës 1782, që shërbeu si pikënisje për ngritjen e Speciales.

Të gjitha pretendimet e ngritura për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, rezoluta thotë se mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte, ndaj dhe duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

rezoluta kunder dick marty rusia

Sondazh

Poll