Bota

Situata në Veri, Stoltenberg bisedon me Kurtin: Ruani qetësinë dhe shmangni veprimet e njëanshme

Në një postim në Twitter Sekretari i NATO’s ka kërkuar që të gjitha palët ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

2 Gusht 2022, 14:31 Nga d.a.
Situata në Veri, Stoltenberg bisedon me Kurtin: Ruani qetësinë
Kurti dhe Stoltenberg

KOSOVË- Jens Stoltenberg, sekratar i NATO’s, ka biseduar të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në lidhje me situatën në Veriun e Kosovës.

Në një postim në Twitter Sekretari i NATO’s ka kërkuar që të gjitha palët ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Veriu i Kosovës u përfshi nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

jens stoltenberg albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll