Bota

Habit babai i miliarderit Elon Musk: Nuk jam krenar për tim bir

Në një intervistë televizive për mediet e huaja, 76-vjeçari Errol Musk u pyet nëse ndihet krenar për arritjet e të birit.

2 Gusht 2022, 14:08 Nga A.B
Habit babai i miliarderit Elon Musk: Nuk jam krenar për tim bir
Errol Musk dhe Elon Musk

SHBA- Edhe pse i biri është një nga themeluesit e kompanive më të suksesshme në botë, me një pasuri marramendëse me dhe aspirata për të dërguar njerëzimin në Mars, babai i miliarderit Elon Musk është shprehur se asnjë nga arritjet e të birit nuk e kanë impresionuar veçanërisht.

Në një intervistë televizive për mediet e huaja, 76-vjeçari Errol Musk u pyet nëse ndihet krenar për arritjet e të birit.

“E dini, ne jemi një familje që kemi bërë shumë gjëra për shumë vite. Ne nuk filluam të bënim gjëra të papritura”, vuri në dukje Errol Musk, duke shtuar se edhe vetë Elon Musk nuk është i kënaqur me ecurinë e karrierës së tij, shkruan The Guardian.

Edhe pse ai pranoi se djali i tij ka arritje më të rëndësishme se fëmijët e tjerë, 76-vjeçari theksoi se Elon Musk dhe vëllezërit e motrat e tij kanë marrë pjesë gjatë fëmijërsisë së tyre dhe jo vetëm në shumë aktivitete interesante si familje, duke iu referuar edhe udhëtimeve familjare nëpër botë.

“Është e vërtetë, megjithatë, që Elon i ka rritur standartet,” vuri në dukje babai i themeluesit të Teslas.

error musk elon musk

Sondazh

Poll