Bota

Kamberi takon ambasadorin amerikan në Serbi, i tregon kërkesat e shqiptarëve

Në një postim në Facebook, Kamberi theksoi se i ka treguar ambasadorit për kërkesat që koalicioni i tij ia ka dërguar presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

2 Gusht 2022, 13:37 Nga d.a.
Kamberi takon ambasadorin amerikan në Serbi, i tregon kërkesat e
Hill dhe Kamberi

SERBI- Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, për të diskutuar për gjendjen e shqiptarëve atje.

Në një postim në Facebook, Kamberi theksoi se i ka treguar ambasadorit për kërkesat që koalicioni i tij ia ka dërguar presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

"Në Ambasadën e SHBA në Beograd, bashkëbisedova sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , SH. T. Christopher R. Hill. Me ambasadorin Hill bashkëbiseduam për kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia kemi dhënë presidentit Vuçiq, për nevojën e realizimit të Planit 7 pikësh dhe për situatën në Luginë në përgjithësi.
Prezenca më e madhe e SHBA-ve në Luginë dhe përkrahja e kërkesave tona legjitime ishin temë e bashkëbisedimit tonë."-shkruan Kamberi.

Shaip Kamberi u rizgjodh si deputet në Parlamentin e Serbisë, pasi siguroi 698 vota në zgjedhjet që u janë mbajtur në Tërnoc të Bujanocit. Në zgjedhjet e 3 prillit, shqiptarët e Luginës kanë garuar me dy lista - “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, i udhëhequr nga Shaip Kamberi, dhe “Alternativa për Ndryshim - Alternativa Demokratike Shqiptare”, e udhëhequr nga Shqiprim Arifi. Në zgjedhjet e parafundit parlamentare në Serbi, në qershor të vitit 2020, partitë shqiptare kanë qenë në një koalicion dhe kanë fituar tri mandate parlamentare. Kamberi ka qenë edhe në dy mandate të tjera deputet në Kuvendin e Serbisë.

christopher hill shaip kamberi dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll