Aktualitet

Atentati në Milot, pas 10 ditësh në spital, Ylli Brahimi: S'di kush mund të jenë autorët

Të vetmet detaje që Brahimi ka rrëfyer para hetuesve janë ato të lëvizjeve të fundit, tek të cilat sipas tij nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë

2 Gusht 2022, 13:11 Nga A.B
Atentati në Milot, pas 10 ditësh në spital, Ylli Brahimi:
Ylli Brahimi

TIRANË- Pas 10 ditësh, Ylli Brahimi, 46-vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin e Milotit, ka mohuar të ketë konflikte. Pas marrjes në pyetje nga hetuesit, ai u shpreh se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët pasi nuk ka konflikte. Të vetmet detaje që Brahimi ka rrëfyer para hetuesve janë ato të lëvizjeve të fundit, tek të cilat sipas tij nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë, përfshirë këtu edhe prani në afërsi të personave të tjerë që mund ta kenë vëzhguar. Dy plumba e kapën 46-vjeçarin, një në mushkëri dhe një tjetër në kofshë.

Vrasja e 28-vjeçarit Klisman Preçi dhe plagosja e Ylli Brahimit, 46 vjeç tronditi edhe një herë vendin pas masakrës së Fushë Krujës me 3 të vrarë më 17 korrik. Pas ngjarjes, në fshatin Gramës është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes. Brenda në mjet janë gjetur 2 kallashnikovë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbuluar identitetin e autorëve. Që dyshohet se janë 3, por asgjë nuk është e konfirmuar.

Prokuroria e Krujës dhe Kurbinit kanë nisur hetimet, por ende nuk kanë vendosur që të bashkojnë dy dosjet me njëra-tjetrën, edhe pse i ndajnë vetëm pak ditë, e të shkuarat e viktimave janë të ndërthurua bashkë. Megjithatë duket se aksioni për vrasje që ka nisur nuk ka të ndalur, pasi disa ditë më parë në Tiranë u kapën dy persona që lëviznin me snajper. 

ylli brahimi

Sondazh

Poll