Politike

Vendimi i Qeverisë për Reciprocitetin me Serbinë, Rama shpërndan postimin e Kurtit

Një ditë pasi u mor ky vendim, kreu i qeverisë shqiptarë, Edi Rama ka bërë 'retweet' postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. 

2 Gusht 2022, 11:16 Nga A.B
Vendimi i Qeverisë për Reciprocitetin me Serbinë, Rama
Edi Rama dhe Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rishpërndarë në 'Twitter' vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës për shtyrjen e vendimit për reciprocitetin me 30 ditë. Një ditë pasi u mor ky vendim, kreu i qeverisë shqiptarë, Edi Rama ka bërë 'retweet' postimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. 

Vendimi i Qeverisë për Reciprocitetin me Serbinë, Rama

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e djeshme se e mbështet Kosovën për vendimin e marrë mirëpo tha se fajin e kishin vetë sepse e gjitha mund të ishte zgjedhur në mbledhjet e "Ballkanit të Hapur". Po ashtu, Rama i kërkoi Aleksandër Vuçiç që të mos shfrytëzojë situatën e të mos krijojë trazira në veri. 

Qeveria e Kosovës pas agavimit të situatës në veri të Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë për 30 ditë vendimin për reciprocitet me dokumente ndaj Serbisë. Në një njoftim thuhet se pas bashkëbisedimeve me partnerë të SHBA, është marrë vendimi që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.

edi rama albin kurti

Sondazh

Poll