Politike

Krerët e SPAK dhe BKH-së vizitë zyrtare në SHBA, takohen me zyrtarë të FBI dhe DEA

Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

2 Gusht 2022, 09:11 Nga A.B
Krerët e SPAK dhe BKH-së vizitë zyrtare në SHBA, takohen me
Arben Kraja

TIRANË- Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtuesja e BKH-sw, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së.

Gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri.

aben kraja ne shba arben kraja

Sondazh

Poll