Politike

VD-Gara për projektin Milot-Fier, Rama: Akuzat se kompania ishte paracaktuar një vrimë në ujë

Gjatë eventit për hapjen e garës, Rama hodhi poshtë këto akuza duke thënë se asgjë nuk ishte e paracaktuar.

2 Gusht 2022, 11:02 Nga A.B
VD-Gara për projektin Milot-Fier, Rama: Akuzat se kompania ishte
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigje për akuzat e ngritura se tenderi për projektin e aktit Milot Fier, ishte i paracaktuar me një fitues të shpallur pa u futur në garë. Gjatë eventit për hapjen e garës, Rama hodhi poshtë këto akuza duke thënë se asgjë nuk ishte e paracaktuar.

DEKLARATA E RAMËS

'Nuk bëhet fjalë për një nga veprat e infrastrukturës, por një nga veprat më të mëdha, e shumëpritur prej shumë vitesh, qysh në krye të herës ne arritëm që ta përfshijmë në rrjetin e qarkullimit europian, e futëm në kanalin e financimeve në kuadër të procesit të Berlinit, por koha që na mori në pritje të financimit ishte e gjatë, dhe ndaj ne vendosëm që ta nisnim vetë. Mundëm që të merrnim të gjithë asistencën e nevojshme, që vazhdon edhe në segmentin Milot Murriqan, që sa të përmbyllet konsulenca do të nisë gara. Që nga hyrja në Murriqan, deri në Fier, ne do të kemi të gjithë boshtin e korridorit blu, që do ti shërbejë të gjitha zonave që janë rreth këtij korridori, do të shërbejë edhe vetë lëvizjes në unazën e Mesdheut. Do ta bëjë Shqipërinë shumë më të aksesueshme turistike, përmes tokës, gjë që deri tani e gëzon gjerësisht Kroacia, edhe për shkak të pozicionit që ka. Unë jam besimplotë që gara do të jetë e suksesshme, që të gjitha ato gjoja që janë thënë, për korrupsion, për firmë të paracaktuar, janë një vrimë në ujë. Edhe një kompani shumë e madhe që u afrua që ta merrte, nuk arriti që të fitonte tenderin, pasi nuk përfaqësonte interesin që ne kishim. E fundit që kam është se me këtë korridor mbyllet një pjesë e madhe e akseve të Shqipërisë’

edi rama

Sondazh

Poll