Politike

Meta: Edhe pse qeveria po pushon, ne jemi gati për vendosjen e llogaridhënies

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se edhe pse qeveria po pushon, vjedhjet dhe falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekond.

1 Gusht 2022, 19:07 Nga I.A
Meta: Edhe pse qeveria po pushon, ne jemi gati për vendosjen e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se ata janë gati për stinën më të nxehtë për denoncime. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se edhe pse qeveria po pushon, vjedhjet dhe falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekond. Po ashtu ai shkruan se revolucioni antikorrupsion nuk do ndalet deri në rivendosjen e llogaridhënies dhe ndëshkimit.  

Postimi i Plotë:

Me Brisida Shehaj, Koordinatoren Kombëtare të Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, gati për stinën më të nxehtë të denoncimeve. Edhe pse Qeveria pushon, vjedhjet, grabitjet, falsifikimet nuk pushojnë asnjë sekondë. Revolucioni Antikorrupsion nuk ndalet deri në rivendosjen e Llogaridhënies dhe NDËSHKIMIT.

ilir meta

Sondazh

Poll