Politike

VD-Rruga e Arbrit, Balluku: Kishim vështirësi të madhe, Tuneli i Murrizit përfundon brenda 17 muajsh

Ajo pranoi se kanë vështirësi për Rrugën e Arbrit ndaj është rishikuar projekti dhe është shtyrë afati kontraktual.

2 Gusht 2022, 10:45 Nga A.B
VD-Rruga e Arbrit, Balluku: Kishim vështirësi të madhe, Tuneli i
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku deklaroi ditën e sotme se brenda 17 muajve do të dorëzohet tuneli i Murrizit. Ajo pranoi se kanë vështirësi për Rrugën e Arbrit ndaj është rishikuar projekti dhe është shtyrë afati kontraktual.

“Rruga e Arbrit në nëntor të vitit të kaluar u bë e aksesueshme në një pjesë të saj por mbeten disa pjesë të rëndësishme për tu dorëzuar siç është tuneli i Murrizit. Ky tunel na ka vendosur para një vështirësie të madhe sa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të rishikohej projekti e të shikohej hyrja veriore me 120 metra duke bërë që të shtyhet dhe afati kontraktual i kësaj pjese të veprës së rrugës së Arbrit. Një pjesë e mirë e km të atij tuneli që nga 3.2 metra i projektuar, sot ka shkuar në 3.8 metra. Si tuneli kryesor, si ai ndihmës vijon me ritme të avashta por konstante por besojmë se brenda 17 muajve do të dorëzohet dhe tuneli i Murrizit. Kontratës së rrugës së Arbrit nuk i është shtuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit”, tha Balluku.

belinda balluku

Sondazh

Poll