Politike

VD-Pjesë e korridorit blu/ Balluku: Hapet gara për aksin Milot-Fier, autostrada e parë që do lëvizet me 130 km/h

Balluku foli ndër të tjera për rëndësinë e këtij aksi. Sipas ministres akset do të jenë të ndara, ndërsa do të ketë edhe rrugë dytësore për qytetarët që nuk duan të paguajnë

2 Gusht 2022, 10:45 Nga A.B
VD-Pjesë e korridorit blu/ Balluku: Hapet gara për aksin Milot-Fier,
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku bëri të ditur ditën e sotme se aksi Milot-Fier do të jetë autostrada e parë në Shqipëri që do të ketë shpejtësi maksimale që arrin deri në 130 km/h. Në konferencën, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Balluku foli ndër të tjera për rëndësinë e këtij aksi. Sipas ministres akset do të jenë të ndara, ndërsa do të ketë edhe rrugë dytësore për qytetarët që nuk duan të paguajnë. Balluku zbuloi se shpejtësia e lejuar në këtë autostradë do të jetë deri në 130 km/h. 

“Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për ne. Por do të ishte më mirë që ta zhvillonim në një moment të dytë. Nga Milori deri në Fier kemi vendosur ta segmentojmë. Milot, Thumanë, Kashar Lekaj e Rrogozhinë she më pas Lekaj-Fier do të jenë akset përbërëse. Për aksi Thumanë Kashar ka nisur ndërtimi. Të gjithë segmente do të ruajnë parimet kryesore. Të gjitha segmente do të jenë të shoqëruara edhe nga një rrugë dytësore. Shpejtësia e lejuar në aksin kryesor me pagesë do të jenë nga 90-130 km. Zhvillimi i këtij projekti ka synime. Rritja e ndjeshme e punësimit, kushte më të sigurta të drejtimit, kosto më e ulët e transportit, rritja e turizmit përmes shkurtimit të distancave. Do të ketë ndikim të ndjeshëm në tregtinë e jashtme të vendit. Ne tani kemi një përvojë të mirë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Kemi përfunduar rrugë që qëndronin rrugëve”, tha ministrja.

belinda balluku

Sondazh

Poll