Bota

ME VD- Alarm në Londër, zjarr i madh pranë aeroportit Heathrow

Njerëzit kanë përdorur në mediat sociale për të ndarë foto dhe video të zjarrit brenda aeroportit. 

1 Gusht 2022, 18:55 Nga k.m.
ME VD- Alarm në Londër, zjarr i madh pranë aeroportit Heathrow
Zjarri në Heathrow

LONDËR- Një zjarr i madh pranë aeroportit Ndërkombëtar të Heathrow në Londër ka shkaktuar alarm. Njerëzit kanë përdorur në mediat sociale për të ndarë foto dhe video të zjarrit brenda aeroportit. 

Në vendngjarje kanë shkuar më shumë se 100 zjarrfikës me 15 automjete, ndërsa kanë ndërhyrë edhe helikopterë për të shuarflakët. Sipas mediave britanike, zjarri ka rënë në afërsi të Hatton Road, Feltham.

Pamjet nga zona tregojnë tym të dendur ndërsa avioni, siç shihet në videon përkatëse, po i afrohet aeroportit normalisht. Banorëve të zonës u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe të mbyllin dritaret për shkak të tymit të dendur.

Vendi i zjarrit është më pak se dy milje nga Terminali 4 i Heathrow. Puna ka nisur për shuarjen e flakëve, por ende nuk dihet shkaku i tij.

zjarri në heathrow heathrow

Sondazh

Poll