Presidenca e Kosovës: BE të sanksionojë veprimet e Vuçiç
Blerim Vela KOSOVË- Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka deklaruar sot Bashkimi Europian duhet t’i sanksionojë...
Duke cituar një zyrtar brenda Këshillit për Siguri Nacionale të Shtëpisë së Bardhë (NSC), Grenell tha se edhe shefi i NSC-së, Jake Sullivan, nuk është i interesuar të trajtojë ngjarjet e tensionuara të cilat ngjanë të dielën në veri.
SHBA- Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, anëtari i Partisë Republikane në SHBA, Richard Grenell, ka thënë se ka informata brenda Shtëpisë së Bardhë, bazuar në të cilat, presidenti Joe Biden ende është i pa njoftuar për zhvillimet në Kosovë. Duke cituar një zyrtar brenda Këshillit për Siguri Nacionale të Shtëpisë së Bardhë (NSC), Grenell tha se edhe shefi i NSC-së, Jake Sullivan, nuk është i interesuar të trajtojë ngjarjet e tensionuara të cilat ngjanë të dielën në veri.
Sipas Grenellit, vetëm disa zyrtarë të nivelit të ulët në Shtëpinë e Bardhë janë duke e trajtuar situatën në veri të Kosovës. Menaxhimin e situatës në veri të Kosovës, Grenell e quajti “një tjetër gabim” të administratës së Joe Biden.
“Një zyrtar karriere i Zyrës së Këshillit për Siguri Kombëtare (NSC), sapo më tha që Joe Biden nuk është informuar ende për zhvillimet Kosovë-Serbi dhe Jake Sullivan nuk ka kohë për t’u angazhuar plotësisht në këto zhvillime – kështu që ai po e lë trajtimin e kësaj çështje në dorë të nivelit më të ulët të zyrtarëve”, tha Grenell.
Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.
Blerim Vela KOSOVË- Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka deklaruar sot Bashkimi Europian duhet t’i sanksionojë...
Lista Serbe KOSOVË- Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka kërkuar dialog me se...
Peter Stano BRUKSEL- Bashkimit Evropian (BE) ndjek me shqetësim zhvillimet në veri të Kosovës, duke ftuar palët në Bruks...
Austrian Airlines KOSOVË- Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Petrit Selimi ka deklaruar e fluturimet nga Austria në ...
Peter Petkoviç SERBI- Barrikadat e krijuara nga serbët në veri të Kosovës për të bllokuar pikat kufitare “nuk ka...
Krystin Collier SHBA- Dy gra janë duke u kërkuar për një sulm të tmerrshëm ndaj një djali tre vjeçar që ndod...
Danijela Vraniç dhe Baba Vanga BULLGARI- Muzikantja Danijela Vraniç, e cila është “mbesa” e Baba Vanga-s ka treguar se...
Charles Hew Crooks SHBA- Piloti i një avioni të vogël me dy motorë dëgjohet në një regjistrim 40-minutësh duke k&eu...
Kuvendi i Serbise SERBI- Në Beograd më 1 gusht u konsitua Kuvendi i ri i Serbisë. Sot fillon afati 90 ditor për formimin e Qeverisë...
Goran Rakiç SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, dolë...