Bota

Tensionet në Kosovë, eksperti i NATO-s: Nëse Serbia sulmon, brenda pak orësh do bombardohet

e anë të një postimi në Twitter, Theiner tha se brenda pak orësh nëse Serbia do sulmonte Kosovën, trupat serbe do bombardoheshin nga ato amerikane dhe italiane.

1 Gusht 2022, 18:43 Nga I.A
Tensionet në Kosovë, eksperti i NATO-s: Nëse Serbia sulmon,
Thomas Theiner

ITALI- Eksperti i strategjisë së mbrojtjes së NATO-s, Thomas Theiner ka deklaruar se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka marrë një mesazh të qartë nga NATO se çfarë e pret nëse sulmon Kosovën. Me anë të një postimi në Twitter, Theiner tha se brenda pak orësh nëse Serbia do sulmonte Kosovën, trupat serbe do bombardoheshin nga ato amerikane dhe italiane.

 “Mbrëmë oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë i shpjeguan presidentit Vuçiç se nëse ai urdhëron ta sulmojë Kosovën, avionët e NATO-s brenda disa orësh do t’i bombardonin forcat serbe dhe brenda 48 orësh Brigada Ajrore 173 e Ushtrisë Amerikane do të zbarkojë në Aeroportin e Prishtinës dhe Brigada e Parashutistëve të Ushtrisë Italiane “Folgore” do të zbarkojnë në Aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)” shkruan Theiner.

Ai theksoi se me këtë rast do të mobilizohej edhe flota detare italiane.

"Një ditë më pas Brigada e Mekanizuar e Ushtrisë Italiane “Pinerolo” e cila është vendosur në Bari do të ankorohej nga Divizioni i 3-të Detar i Marinës Italiane me anijet e tij amfibe nga Brindisi në Durrës brenda 2 ditëve. Nga Durrësi në Mitrovicë, me anijet “Freccia IFV” me rrota të Pinerolo-s dhe shkatërruesve të tankeve Centauro u duhen 6 orë falë autostradës A1 të bashkëfinancuar perëndimore”, theksoi ai.

Eksperti i NATO-s shtoi se Aleanca Veriatlantike që 23 vjet trajnohet për të mbrojtur Kosovën në raste të tilla.

“Shkurt: NATO ka 23 vjet që planifikon dhe trajnohet për ta mbrojtur Kosovën; nëse serbët ndonjëherë shkojnë ta ballafaqojnë NATO-n” shtoi eksperti italian.

Tensionet në Kosovë, eksperti i NATO-s: Nëse Serbia sulmon,
Postimi

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

thomas theiner tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll