Bota

Tensionet në veri të Kosovës, Policia: U hoqën të gjitha barrikadat

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë Radoviç ka deklaruar se situata në veri është aktualisht e qetë.

1 Gusht 2022, 18:37 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës, Policia: U hoqën të
Bllokimi i rruges

KOSOVË- Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviç, ka konfirmuar se janë larguar të gjitha barrikadat në veri të Kosovës.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë, Radoviç ka deklaruar se situata në veri është aktualisht e qetë.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

branisllav radoviç tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll