Bota

Baba Vanga si gjyshe, po familja a i besonte? Rrëfehet mbesa e "profeteshës": Kam intuitën nga ajo, ndjej shumë

Në një intervistë për mediat e huaja, tregoi se në fakt ajo ishte tezja e të atit, e se ky i fundit nuk i besonte fare. 

1 Gusht 2022, 17:37 Nga k.m.
Baba Vanga si gjyshe, po familja a i besonte? Rrëfehet mbesa e
Danijela Vraniç dhe Baba Vanga

BULLGARI- Muzikantja Danijela Vraniç, e cila është “mbesa” e Baba Vanga-s ka treguar sesi e mbante mend gruan më të njohur të Ballkanit dhe historitë e saj. Në një intervistë për mediat e huaja, tregoi se në fakt ajo ishte tezja e të atit, e se ky i fundit nuk i besonte fare. 

“Babai im ishte ai i cili refuzonte çdo gjë që e thoshte gjyshja dhe nuk besonte në asgjë. Ne sigurisht nuk flasim për të si një profete. Ajo kujdesej për mua dhe motrën kur ishim të vegjël, por nuk mbaj mend shumë. Për ne, ajo ishte vetëm gjyshja jonë dhe asgjë më shumë. Ne kemi vetëm dashuri për të dhe krenohem me të si gjyshe, jo si profeteshë,"- tha ajo. 

Por mesa duket BabaVanga nuk ka lënë asnjë profetësi për familjarët e saj, ose të paktën i ati nuk ua tregon.

"Ajo mund të parashikonte se kur do të ndodhnin disa gjëra radikale. I kërkoja babait të më tregonte nëse gjyshja kishte thënë diçka për ne dhe ai gjithmonë na thoshte me shaka vetëm se unë dhe motra ime do të ishim të lumtura. Në fakt, ne jemi të lumtura,"-shtoi ajo. 

Por edhe pse nuk e mban mend shumë mirë, këngëtarja është e sigurt se prej saj ka trashëguar një intuitë të fortë.

"Padyshim që kam një intuitë të fortë, aq sa miqtë e mi shpesh habiten se sa e fortë është. Do të thotë shumë për mua në punën time, sepse gjithmonë e di nëse diçka do të jetë në rregull apo jo. Megjithatë, nuk kam dashur kurrë të flas shumë seriozisht për këtë,"- e mbyll ajo intervistën e dhënë për median serbe. 

Por cila është lidhja e saj me Baba Vangën?

Babai i Danijela-s ishte nipi i Baba Vangas. Lyubka, motra e Babas kishte tri fëmijë, Krasimira, Anna dhe Dimita, ndërsa vet Vanga kishte një vajzë të adoptuar e cila quhet Veneta.

danijela vraniç baba vanga

Sondazh

Poll