Bota

Kurti: BE dhe NATO të dënojnë dhunën e bandave kriminale të financuara nga Beogradi

Kurti falenderoi për komunikimin e hapur dhe rolin e tyre ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe shefin e diplomacisë të BE-së, Josep Borrell.

1 Gusht 2022, 13:26 Nga d.a.
Kurti: BE dhe NATO të dënojnë dhunën e bandave kriminale
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së sotme për shtyp u shpreh se nuk do të lejojë destabilizimin e situatës në vend.

Kurti falenderoi për komunikimin e hapur dhe rolin e tyre ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe shefin e diplomacisë të BE-së, Josep Borrell.

Në veçanti e çmoj lartë përkushtimin e ambasadorit amerikan i cili i shqetësuar sikurse ne kontribuoi shumë mbrëmë për zbutjen e gjendjes gjithnjë duke mbështetur shtetin dhe qeverinë tonë, vendimet e qëndrimet tona”, tha Kurti.

Ai shtoi se e kupton brengën e faktorit evropian e amerikan për siç tha ai “efektin negativ të fushatës së dezinformimit mbi dy vendimet q qeverisë së Kosovës dhe ndaj shprehu gatishmërinë për shtyrjen e tyre.

I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, BE-së dhe NATO-së që të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës, të cilat janë të nxitura e të financuara nga Beogradi”, tha Kurti. 

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

albin kurti tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll