Politike

Tensionet në veri, Xhaçka: Aleatët të reagojnë njëzëri kundër kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës

Xhaçka shkruan se Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj

1 Gusht 2022, 13:27 Nga A.B
Tensionet në veri, Xhaçka: Aleatët të reagojnë
Olta Xhacka

TIRANË- Ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj, ndërsa përshëndet vendimin e qeverisë atje për shtyrjen e reciprocitetit, si një akt durimi e pjekurie.

Postimi i plotë:

Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës.Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale.Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës.

olta xhacka

Sondazh

Poll