Politike

VD-“Të gjithëve na nxë në BE”- Kryeministri i Spanjës: Shqipëria të vazhdojë me reformat

Sanchez tha se BE është një komunitet vlerash dhe parimesh, ku të gjithë mund të bëhen pjesë.

1 Gusht 2022, 11:14 Nga A.B

VD-“Të gjithëve na nxë në BE”- Kryeministri i

TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nga Tirana, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, ai tha se BE është një komunitet vlerash dhe parimesh, ku të gjithë mund të bëhen pjesë.

“BE është një komunitet vlerash dhe parimesh. Në të na nxë të futemi të gjitha vendet, ne punojmë për lirinë dhe begatinë e vendeve tona. Ne duhet të zbatojmë rregulla të përbashkëta Ne jetojmë në kushte të vështira dhe ky agresion ka shkaktuar shumë probleme, ka shkaktuar vuajte për njerëzit. Është e rëndësishme që vendet evropiane të jenë të bashkuar dhe të vendosur në mbrojtjen e vlerave tona dhe mbrojtjen e integritetit territorial. Shqipëria ka një rrugë të gjatë që ka ecur dhe kam vënë në dukje dëshirën e madhe që të bëhet anëtare e BE. Reformat që do të ndërmerrni do t’ju ndihmojnë që të përmirësoni edhe jetesën në Shqipëri”, tha Kryeministri i Spanjës.

pedro sanchez ne tirane

Sondazh

Poll