Politike

VD-Situata me zjarret/ Rama kritika bashkisë së Durrësit: Është e rëndë të na i kalojë Berati dhe Fieri

Rama tha se bashkia e Durrësit ka bërë një punë të mirë për pastrimin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zjarret. 

1 Gusht 2022, 13:16 Nga A.B
VD-Situata me zjarret/ Rama kritika bashkisë së Durrësit:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme drejtuesit e bashkive, për të diskutuar për situatën e zjarreve në vend gjatë sezonit veror. Rama kishte edhe kritika, e një prej tyre ishte për Bashkinë e Durrësit. Ai tha se bashkia e Durrësit ka bërë një punë të mirë për pastrimin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për zjarret. 

“Duhet të jemi shumë të përgatitur në kohë. Me 300 e kusur vatra zjarri edhe 300 helikopterë të kesh prapë është probleme, sepse diku duhen dy diku tre. Jemi dhe një vend ekspertësh. Me numrin e ekspertëve që kemi ne duhet të ishim jo ne BE, por duhet të na jepnin gjithë seksionin e konsulencave që të asistonim BE për zgjidhjet e menjëhershme. Ekspertë pa lëvizur nga vendi thjesht nga shtëpia me celular ta japin zgjidhjen. Vend ekspertësh që të gjithë. E vërteta është që gjerat janë pak më të ndërlikuara sesa duken. Ndër gjera e thjeshta është kjo, organizimi i menjëhershëm me një strukturë të gatshme. Reagova për Bashkinë e Durrësit për pastrimin, por nuk mund të them të njëjtën gjë me situatën e zjarreve. Por në rastin e zjarrit nuk kemi ca i themi Beratit dhe Fierit. Ne që jemi durrsak, është e rëndë të na i kalojë Berati dhe Fieri. Duhet të organizoheni”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll