Politike

VD-Situata në veri, Rama: Ka dy rrugë, o "Ballkanin e Hapur", o luftë në rajon

Rama u shpreh se e përgëzon Kurtin për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për faktin që dëgjoi aleatët e që shtyu vendimin.

1 Gusht 2022, 11:01 Nga A.B
VD-Situata në veri, Rama: Ka dy rrugë, o "Ballkanin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se e mbështet Kosovën 100% në lidhje me tensionet që po ndodhin në veri. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Rama u shpreh se e përgëzon Kurtin për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për faktin që dëgjoi aleatët e që shtyu vendimin.

' E kundërta është e vërtetë. Ngjarja e djeshme është pasqyrë e vështirësisë së thellë që ka në këtë marrëdhënie, sic e thashë, ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin në shtetin e Kosovës, bazuar në marrëveshjen e dakordësuar në Bruksel nuk është një e drejtë vetëm por detyrë e Kosovës. Unë e mbështes 100% qeverinë e Kosovës që kërkojnë që marrëveshja të zbatohet. Ashtu sikundër e përgëzoj Kurtin për sensin e vetëpërmbajtjes dhe për dëgjimin e aleatëve. Këto situata nuk tregojnë që Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, këto nuk tregojnë që qasja jonë ndaj Serbisë është e gabuar. Këto tregojnë se përse ne kemi nevojë për këto. Kjo tregon se përse Kosova duhet të vijë të ulet në Ballkanin e Hapur, kur puna vjen për thikë ka 2 rrugë, njëra është e luftës nga e cila nuk fiton më asgjë askush dhe tjetra është ndërtimi i paqes.  Për mua qeveria e Kosovës ka bërë gjënë e duhur, që ka kërkuar të implemenohet marrëveshja dhe që e ka shtyrë. Fqinjët nuk i zgjedhim, ne do të kishim dashur mbase të kishim të tjerë por këta kemi. '-tha Rama.

edi rama pedro sanchez ne tirane

Sondazh

Poll