Politike

VD-Rama: Si mund të bëhet Kosova anëtarë e NATO-s kur ka shtete që nuk e njohin?

Rama u përgjigj pyetjes që lidhje me njohjen e Kosovës nga Spanja.

1 Gusht 2022, 11:25 Nga A.B
VD-Rama: Si mund të bëhet Kosova anëtarë e NATO-s kur ka
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi ditën e sotme situatën e krijuar në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit të targave. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Rama u përgjigj pyetjes që lidhje me njohjen e Kosovës nga Spanja. Ai u shpreh se si mund të bëhet Kosova pjesë e NATO-s, kur ka ende shtete që nuk e njohin. 

'Rusia ka një potencial ndikimi deri në një përshkallëzim që mund të çojë në luftë këtu në Ballkan, ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe duhet të jemi shumë të vendosur për të vazhduar në rrugën e forcimit të lidhjeve që ndërtojnë paqen. Kjo është jo një arsye për të kaluar në prehrin joshës por fatal të nacionalizmave dhe të qëndrimeve luftë nxitëse, por është një arsye më shumë për të insistuar te mekanizmat e ndërtimit të paqes. Ata që nuk duan paqe dhe dialog me Serbinë, duan që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. Pyetja e thjeshtë është si do bëhet anëtare e NATO-s? Spanja është në NATO, Rumania, Sllovakia. Si mund ta bindim Spanjën dhe këto vende të tjera që të pranojnë të fusin në NATO një vend që nuk e njohin përveçse njohja të vijë përmes shtyrjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. A e dini Rusia deri dje ishte në partneritetin për Paqe të NATO-s, Serbia është në partneritetin për paqe të NATO-s. A e kuptoni që Kosovën nuk e fusim dot as në Partneritetin për Paqe. Unë besoj shumë fort te Ballkani i Hapur, te fuqia e njerëzve kur ulen rreth një tryeze dhe kur janë komplet në pozicione të ndryshme me njëri-tjetrin. Asgjë nuk vjen nga qëndrimi në distancë.'- u shpreh Rama.

edi rama pedro sanchez ne tirane

Sondazh

Poll