Politike

VD-Rama: Diskutova me Sanchez për Ballkanin e Hapur, duam që të bëhemi eksportues NETO i energjisë

Rama u shpreh se ka diskutuar me të dhe për Ballkanin e Hapur

1 Gusht 2022, 10:37 Nga A.B
VD-Rama: Diskutova me Sanchez për Ballkanin e Hapur, duam që të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar më shumë detaje rreth takimit me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez. Gjatë konferencës së përbashkët, Rama u shpreh se ka diskutuar me të dhe për Ballkanin e Hapur si dhe tregoi dëshirën që edhe Shqipëria të bëhet eksportuese NETO e energjisë.

'Kemi diskutuar për Ballkanin e Hapur dhe për të gjitha nismat që nxisin lëvizjen e lirë, është shumë e mirëprritur, ne kemi dy nga operatorët më të rëndësishëm në Spanjë që janë angazhuar në Shqipëri. Ndajmë të njëjtën pasuri që është një diell shumë këmbëngulës përgjatë gjithë vitit. Duam që të bëhemi eksportues NETO i energjisë. Unë e kam uruar ditën kur u bë kryeministër, ai e ka jetuar Ballkanin dhe në ditët e saj më të vështira. '- tha Rama.

pedro sanchez ne tirane edi rama

Sondazh

Poll