Politike

VD- Rama: Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin, Vuçiç mos të ushqejë grupet me alibi

Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez, Rama u shpreh se qeveria e Kosovës ka të drejtë dhe detyrë të respektojë marrëveshjet e firmosura me Serbinë.

1 Gusht 2022, 10:34 Nga a,b,d,a
VD- Rama: Kosova ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë publik qëndrimin e tij për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se është në të drejtë të Kosovës të ushtrojë sovrantietin e tij dhe të respektojë marrëveshjen. 

'Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhem me vetë Spanjën, që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi me shqiptarët në Kosovë, por sidoqoftë kemi diskutuar, aq më tepër në kuadrin e një situate që ka pasur një përshkallëzim të paarsyeshëm pasi qeveria e Kosovës ka të drejtë dhe Detyrë të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, për një pavarësi në administrimin e shtetit. Marrëveshjet e dakordësuara janë për tu plotësuar.'- tha Rama për sa i përket aspektit të Kosovës. 

Rama nuk la pa përmendur dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Thirrja drejtuar Vuçiç ishte që të mos ushqejë grupe të caktuara në veriun e Kosovës për t'iu kundërvënë zbatimit të marrëveshjes.

'Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje. I bëj thirrje autoriteteve në Beogard që të mos ushqejnë me asnjëlloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veri të Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje” “- tha Rama.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

edi rama tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll