Politike

VD-Sanchez: Marrëdhënia me Shqipërinë u forcua pas takimit në Madrid

Sanchez tha se Bashkimi Europian ka vend për të gjithë mirëpo si fillim duhen zbatuar disa parime.

1 Gusht 2022, 10:45 Nga A.B
VD-Sanchez: Marrëdhënia me Shqipërinë u forcua pas takimit
Pedro Sanchez

TIRANË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez deklaroi ditën e sotme se marrëdhënia me Shqipëinë është forcuar. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Sanchez tha se Bashkimi Europian ka vend për të gjithë mirëpo si fillim duhen zbatuar disa parime.

'Bashkimi nuk është një klub vendesh por një grup parimesh. Na ze të gjitha vendeve, për të drejtën ndërkombëtare, ne punojmë për lirinë për të gjitha vendet tona. Ne jetojmë në kohë të vështira, agresioni ka provokuar shumë gjëra, shumë probleme, amulli dhe pasiguri se si do të vazhdohet me furnizimin me energji elektrike. Vendet europiane duhet të jenë të bashkuara. Dua t'ju përgëzoj, Ramën dhe popullin shqiptar për sanksionet që kanë vendosur ndaj Rusisë, këto nuk kanë për qëllim që të sulmojnë popullin rus. Dua të theksoj se për mua, vizita e parë pas takimit që u bë mes qeverive ishte një rrugë e gjatë dhe e veshtirë, ka pasur shumë probleme por Shqipëria ka pasur dhe do të ketë mbështetjen drejt BE-së. Ne përkrahim integrimin e të gjithë ballkanit perëndimor në BE. Ne iu bëjmë thirrje që të vazhdoni në këtë rrugë. Në shumë raste, e lëmë mënjanë, por është e rëndësishme. Duam që të japim një prespektive mesdhetare integrimit europian. Pjesmarrja e kryeministrit Rama në Madrid tregoi se aleanca jonë doli shumë e fortë. '- u shpre ai. 

pedro sanchez ne tirane

Sondazh

Poll