Bota

Ish-ministrja e jashtme e Kosovës: U zbrapsëm turpshëm para Serbisë dhe Rusisë

Në një postim në Facebook ajo u shpreh se moskoordinimi për çështjet e sigurisë me partnerët ndërkombëtarë, sidomos me SHBA, e dobëson figurën e Kosovës.

1 Gusht 2022, 09:38 Nga d,a
Ish-ministrja e jashtme e Kosovës: U zbrapsëm turpshëm para
Meliza Haradinaj

KOSOVË- Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj u shpreh se kërkesa e SHBA-së për shtyerjen e afatit prej 30 ditësh për implementimin e vendimit për targat nënkupton se Qeveria nuk i ka njoftuar paraprakisht partnerët ndërkombëtar.

Në një postim në Facebook ajo u shpreh se moskoordinimi për çështjet e sigurisë me partnerët ndërkombëtarë, sidomos me SHBA, e dobëson figurën e Kosovës.

"Kërkesa amerikane për shtyerje 30 ditëshe të implementimit të vendimit për targa dëshmon se Qeveria nuk qenka koordinuar (lexo: NUK i ka njoftuar paraprakisht) partnerët ndërkombëtar për planin e veprimit. Moskoordinimi për çështje të sigurisë me partnerët e ngushtë (sidomos SHBA ), duke besuar se forcon sovranitetin dhe vetëvendosjen politike, në realitet po na dobëson duke u detyruar të zbrapsemi turpshëm përballë Serbisë (e Rusisë). Vendimet impulsive në qeverisje në të shumtën e rasteve janë të dëmshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

 

meliza haradinaj tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll