Bota

VIDEO- Momenti kur Policia e Kosovës sulmohet me armë në Bërnjak

Video e publikar nga Koha net, tregon momentin kur disa oficerë policie komunikojnë përmes radios me njëri-tjetrin, ku duket qartë se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, e të cilëve u ofrohet ndihmë.

1 Gusht 2022, 09:09 Nga d.a.
VIDEO- Momenti kur Policia e Kosovës sulmohet me armë në
tensione ne veri

KOSOVË- Është publikuar një video ku dëgjohet teksa është shtënë me armë drejt Policisë së Kosovës mbrëmjes e djeshme në veri të vendit.

Video e publikar nga Koha net, tregon momentin kur disa oficerë policie komunikojnë përmes radios me njëri-tjetrin, ku duket qartë se kanë mbetur të bllokuar nga serbët në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, e të cilëve u ofrohet ndihmë. Lajmin se ka patur të shtëna në drejtim të forcave policore e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës në një njoftim të mëtejshëm.

Policia e Kosovës ka siguruar informacione zyrtare se në disa lokacione janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veriu i Kosovës është përfshirë nga tensionet pasi qeveria e Kosovës paralajmëroi se duke nisur nga 1 gushti qytetarët serb që kanë makina me targa me akronime të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund të riregjistrojnë makinat e tyre me targat RKS (Republika e Kosovës). Po ashtu, nga sot u tha se të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në territorin e Kosovës, do të pajisjen me një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia. Praktikë të njëjtë Serbia aplikon për shtetasit e Kosovës prej 11 vjetësh. Pas tensioneve dhe kërkesës së SHBA, Kurti vendosi shtyrjen me një muaj të këtij vendimi.

tensione per reciprocitetin

Sondazh

Poll